Kushtë te përgjithshme
 
Çmimi
Çmimi i biletës përfshin vetëm udhëtimin. Nuk përfshin ushqimin dhe taksa imbarkimi të vendosura nga autoritetet portuale mbas shtypjes së biletës
 
Vlefshmëria
Biletat janë ekskluzivisht të vlefshme për personat, datat dhe oraret e shënuara në biletë.
 
Pasagjerët
I kujtojmë pasagjerëve që janë përgjegjës për veten dhe për të qënit të aftë për të udhëtuar sepse kushtet metereologjike mund të ndryshojnë gjatë një udhëtimi. Pasagjerët me gjendje të veçantë mjeksore duhet të informojnë personelin përpara nisjes. Komandanti i anijes me gjykimin e tij dhe në interes të pasagjerit mund t’i ndalojë këtij të fundit imbarkimin. Është përgjegjësi e pasagjerit të kontrollojë me kujdes detajet e rezervimit / dokumentat e udhëtimit dhe në rastin kur ka pasaktësira duhet të informojë agjensinë e udhëtimit. Pasagjerët që kanë nevojë për asistencë të veçantë duhet të informojë kompanjinë për kërkesat e mundëshme në momentin e rezervimit.
 
Imbarkimi
Përpara nisjes, i këshillojmë pasagjerët të sigurohen që nuk ka patur ndryshime në datat dhe oraret e nisjes të shënuara në biletë. Pasagjerët janë të detyruar tu përshtaten formaliteteve të kufirit. Kompanjia nuk është përgjegjëse në rastin kur pasagjerit i ndalohet sbarkimi në portin e mbërritjes për arsyen se nuk i ka dokumentat në rregull ose sepse nuk i përshtatet formaliteteve. Në raste të tilla pasagjeri duhet të dëmshpërblejë Kompanjinë duke përfshirë dhe blerjen e një bilete kthimi në qoftë se ka.

MINORENET

Ne nxisim pasagjaret tane te veteinformohen per  rregullat e  imigracionit   ndermjet  Kroacise dhe Venezias  per  Minorent ( pasagjeret nen moshen  18 vjec ) qe levizin te pashoqeruar ose te shoqeruar nga  persona te rritur qe mund te jene  prinderit e tyre  ose  kujdestaret e tyre ligjore .Te dhenat e plota te ligjit nuk mund te afishohen per sa kohe ato mund te ndryshohen  here pas here pa ndonje njoftim paraprak .Lutemi shenoni se eshte pergjegjesi e  pasagjereve  te kontrollojne dhe plotesojne te gjithe kerkesat  per udhetim. Pasagjereve   mund ti kerkohet te paraqesin dokumentat specifike gjate procedures se imbarkimit ose disimbarkimit te tyre, refuzmi i paraqitjes se dokumentacionit te kerkuar mund te shkaktoje refuzimin e imbarkimit te tij  dhe si rezultat i refuzimit pasagjeret nuk kane te drejten e rimbursimit.

Automjetet e shoqëruar (Durrës – Bari – Durrës)

Është i ndaluar imbarkimi i autoveturave që trasportojnë mallra të rrezikshme ose të dëmshme që nuk lejohen nga rregullorja në fuqi. Automjetet me gaz duhet të deklarohen në momentin e blerjes së biletës. Objektet ose gjërat me vlerë të lëna në automjet janë përgjegjësi e pasagjerëve. Shoqëria nuk është pergjegjëse për avari dhe dëme të automjetit ose gjërave që përmbahen në të, përpara, gjatë dhe në fund të udhëtimit. Përgjegjësia e dëmeve që i shkaktojnë katamaranit ose të tjerëve nga një automjet bie mbi pronarin e automjetit dhe dëmshpërblimi duhet të llogaritet përpara sbarkimit. Komandanti i katamaranit me gjykimin e tij dhe në interes të sigurisë së pasagjerëve dhe ekuipazhit të tij mund të mos pranojë automjete të ngarkuar, ngarkesa e të cilëve ose pesha/përmasat kalojnë limitin e lejuar, ose natyra e të cilëve mund të përbëjë rrezik. Komandanti i anijes mund të mos lejojë transportin e automjetit në të cilin ngarkesa nuk është e vendosur sipas rregullave të sigurisë. Lartësia maksimale e automjeteve nuk duhet të kalojë 2,20 metra. Pesha maksimale, duke përfshirë dhe ngarkesën nuk duhet të kalojë 1.5 ton për aks.

 
Bagazhet
Pasagjerët mund të marrin vetëm një bagazh dore; gjithë bagazhet e tjera duhet të lihen në depon përkatëse siç u tregohet nga personeli. Bagazhet ose ngarkesat voluminoze  mund të trasportohen me lejen e komandantit të katamaranit dhe do të jenë objekt i një pagese sipas një tarife të vendosur herë pas here. Do të pranohen në bord vetëm bagazhet që  përmbajnë efektet personale të pasagjerit. Kompanjia nuk është përgjegjëse për humbjen ose dëmin vullnetar ose jo të bagazheve.
 
Kthimi i lekëve dhe ndryshimi i rezervimit
Pasagjerët mund të anullojnë rezervimin e tyre pa asnjë penalitet deri në 7 ditë përpara nisjes. Nga 7 ditë deri në 72 orë përpara nisjes: penale 15EUR për person. Nga 72 orë deri në 24 orë përpara nisjes: penale 35EUR për person (në rrugën Istria –Venezia – Istria penale 100%). Nga 24 orë përpara nisjes dhe “no show” ( ata që nuk paraqiten ): penale 100% per persona (të gjitha rrugët). Pasagjerët që nuk paraqiten në check-in brenda kohës së lejuar për nisjen ose që nuk janë imbarkuar, nuk kanë të drejtë për asnjë dëmshpërblim të pjesshëm dhe aq më tepër total. Për tarifat e vaçanta ose promocionale nuk mund të kthehen lekët; pasagjerët do të informohen për këto kushte në momentin e rezervimit. Rezervimet me auto që anullohen mbas 72 orëve përpara nisjes, bileta e autos humbet dhe nuk mund t’u kthehen lekët.
Asnjë penale nuk do t’u vihet ndryshimeve të rezervimit deri në 72 orë përpara nisjes (për të gjitha rrugët). Për ndryshimet mbas 72 orëve përpara nisjes do të vendoset një penale prej 15EUR për çdo ndryshim. Për ndryshime nënkuptohet orari, dita e nisjes, rruga dhe tipi i automjetit. Nuk është e mundur të bësh ndërrim emri.
 
Vonesat / Anullimet
Kompanjia ka të drejtën të vonojë ose të anullojë nisjet ose të kthehet mbrapsh pa lajmëruar, në qoftë se është e detyruar nga motive sigurie ose për arsye teknike ose për arsye madhore, si për udhetimet e vajtjes ashtu dhe për ato të kthimit. Në rast anullimi,  kompanjia do të dëmshpërblejë pjesën e biletës jo të përdorur por në asnjë rast nuk mund të bëhet përgjegjëse për humbje ose dëme direkte ose indirekte të shkaktuara nga anullimi dhe nuk do të pranojë asnjë kërkese dëmshpërblimi shtesë.
 
Humbja e bagazhit
Kompanjia nuk është përgjegjëse në rastin e humbjes ose dëmtimit të bagazhit të lënë në terminalet dhe në lokalet ngjitur brenda katamaranit.
 
Kushtet e imbarkimit
Ju rekomandohet pasagjerëve të lexojnë kushtet e imbarkimit të shënuara në biletë  dhe/ose në sportelet e check-in.